
Panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë këtë mëngjes.
Piloti i avionit të Ryan Air, pas disa tentativash, ka vendosur të mos ulet për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ka kthyer pasagjerët në Bari, pasi i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant sipas mediave italiane.
Mësonëhet se bëhet fjalë për fluturimin ne numër FR9692 të orës 09:55.
Në fund, të gjithë pasagjerët që duhet të mbërrinin në Shqipëri përpara orës 11, janë ulur në Tiranë pasdite, raporton La Repubblica.