
Një armë zjarri është gjetur në një banesat pranë vendit ku u vra Lulzim Visha. Në banesën e kontrolluar nga uniformat blu u gjet një armë me silenciator, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. Arsyeja se përse janë ngritur dyshime për lidhjen mes armës dhe vrasjes, është sepse banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar gjurmë të shtënash.
Në automjetin e punës së viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash që i kanë marrë jetën Vishësë. Sipas grupit hetimor, kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtët tip 9 mm, kjo sipas gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në ‘Postman’./korrieri