
Shkencëtarët kanë krijuar një sistem të inteligjencës artificiale të quajtur AsymMirai. Është një algoritëm i thjeshtuar i të mësuarit të thellë, i cili mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në pesë vite më herët.
Studiuesit e Universitetit duke përdorën AsymMirai për të analizuar ndryshimet midis indeve të gjirit të majtë dhe atij të djathtë, të dukshme në mamografi, një faktor që më parë ishte përdorur shumë pak për parashikimin afatgjatë të kancerit. Me këtë qasje, inteligjenca artificiale arriti pothuajse të njëjtën saktësi me sistemet e mëparshme, ndërsa ishte shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar nga radiologët dhe më e besueshme.
Studimi përfshiu mbi 210,000 mamografi dhe theksoi rëndësinë klinike të asimetrisë së indeve të gjirit në parashikimin e rrezikut të kancerit.
Udhëheqësi i kërkimit, Jon Donnelly, theksoi ndikimet e mundshme të AsymMirai në shëndetin publik, duke vënë në dukje se njohuritë e saj mund të ndihmojnë në përcaktimin e intervalit të kryerjes së mamografisë dhe në përmirësimin e strategjive për zbulimin e hershëm. /korrieri