
Personi që shihni në foto është Bujar Nasufi, 56-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.
BUJAR NASUFI
Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.
Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja.