
Forcat RENEA kanë kryer kontrolle të gjera gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra përreth.
Sipas burimeve, në fokus të kontrolleve kanë qenë banesat e personave me precedentë penalë dhe të skeduar nga policia.
Gjatë aksionit, janë zbuluar armë dhe sende të ndaluara, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në laboratorin e kriminalistikës.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur aktivitetin kriminal të mundshëm të personave të përfshirë./korrieri