
Disa kanale ruse “Telegram” kanë publikuar një foto të Bashar al-Assad, teksa shihet krah gruas së tij. Kjo foto thuhet se është shkrepur në Moskë, atje ku Assad dhe familja e tij kanë marrë azil politik.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.
Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./korrieri