
Kreu i PD-së Sali Berisha e ka quajtur një nga aferat më të mëdha korruptive Portin e Durrësit.
Sipas Berishës në raport me qytetarin është ndëshkimi më i madh që i kanë bërë pas Enver Hoxhës me bunkeret.
Lideri i opozitës ka deklaruar se Porti i Durrësit është një krim.
“Nga të gjitha aferat korruptive që nga vitit 1990, afera më e madhe korruptive është Port i i Durrësit. Në raport me qytetarin ky është ndëshkimi më i madh që u ka bërë pas Enver Hoxhës me bunkeret.
Sado që përpiqen por nëse e konverton me dollarin e sotëm atë shpenzim ai mund të jetë 5 mund te jetë 8 miliardë të groposura nga një paranojak.
Pas bunkerëve nuk ka një vjedhje më të tmerrshme dhe më të madhe se Porti i Durrësit.
E kemi denoncuar por nuk ka të ndalur ky është krim që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë vendi”, tha Berisha. /korrieri