
SPAK ka hedhur poshtë deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili e konsideroi Alfred Dedjan që u ekzekutua një ditë më parë në Ndroq, si dëshmitarin e vetëm të pengmarrjes dhe vrasjes së Jani Prengës.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se Dedja nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020.
Gjithashtu, sipas SPAK, emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden”, në Shijak, që është në pronësi të Altin Hajrit, i cili vazhdon ende të jetë në kërkim. /korrieri