
Kokainë në pleh kimik, prokuroria sekuestron 1 milion euro prona të Nikolin Gjolena , OPERACIONI i famshëm në 2022 ku mori pjesë DEA dhe SPAK
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri të të dënuarit për trafik kokaine nga Amerika Latine, Nikolin Gjolena dhe familjarëve të tij, pasi ka dyshime se janë burim i aktivitetit kriminal.
Prokuroria paraqiti kërkesën për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës.
Në listën e sekuestrimin përfshihen: apartamente, godina banimi, dyqane, etj.

“Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.”– thuhet në njoftim.
Pasuritë e sekuestruara:
- Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
- Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
OPERACIONI
Laboratori i kokainës në Frakull u zbulua më 24 nëntor 2022 gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.
Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë.
Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 10 shqiptarë.
Nga pranga ka rënë Klajdi Kodra, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë. Policia arrestoi më herët vëllanë e tij, gjithashtu i përfshirë në plagosje.
Po ashtu janë arrestuar edhe Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.
Të arrestuarit nga operacioni i SPAK: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.
Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.
përveç kokainës, u sekuestruan edhe 5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
Itinerari i drogës:
Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.
Në kontejner ndodheshin 20 paleta.
Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.
Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.
Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.
Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.
Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar. /korrieri