
Kreu i SPAK Altin Dumani në një komunikim për mediat, foli për Prokurorisë së Posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se shoqëria civile duhet të bashkëpunojë. “Në rastet e korrupsionit ne i kemi përdorur të gjitha llojet e përgjimit dhe mjeteve të tjerave si mjet kërkimi prove. Në tërësi, ne sot, Prokuroria e Posacme ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të GjK, gjykatës së shkallës së lartë, oficerë të policisë gjyqësore. Pra kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi shtruar veprën penale, do të vazhdojmë ta bëjmë se herë kemi indicie apo të dhëna se jemi para një vepre penale të tillë. Shqetësimi më i madh janë ata që janë dhe kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksione të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Aktualisht ka premisa që mund të kryhen akte korruptive”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se çdo institucion duhet të përmbushë detyrimet e veta, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK.
“Institucionet përgjegjësie për luftë kundër korrupsionit duhet të jenë në lartësinë e duhur. Duhet të furnizojmë SPAK me informacione apo kallëzime”, ka thënë ai./korrieri