
Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 30 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pas kapjen së një sasie të madhe kokaine. Të dy shqiptarët rezultojnë të dënuar më parë për posedim me qëllim shpërndarje droge.
Policët e skuadrës milaneze identifikuan 37-vjeçarin pas përdorimit të furgonëve me qira, gjithmonë të ndryshëm.
Dyshohet se me ta ai dërgonte kokainë në pjesë të ndryshme të Italisë Veriore. Me ndihmën e oficerëve të policisë rrugore, policia ndaloi 37-vjeçarin pranë kabinës së pagesës A7 në Assago (MI).
Oficerët gjetën dhe sekuestruan një pako kokainë me peshë afërsisht 1 kg, e fshehur në një kompresor të madh ajri./korrieri