
Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ka rrëfyer momentin, kur ai pa ngjarjen e rëndë. Ai tha për “Top Channel” se ishte duke shkuar për në shtëpi në ato momente, kur pa disa nxënës që ishin të mbuluar me gjak dhe të plagosur.
Ti kishe dalë nga mësimi?
-Mbarova shkollën, dola për qejfin tim, po ikja për shtëpi dhe mora një byrek. I pash me gjak dhe ika direkt me vrap.
I njihje personat e përfshirë?
-Jo, nuk i njihja fare.
Ça klase je?
-Në klasë të shtatë
Ata ishin në klasë të tetë dhe të nëntë?
-Nuk i njoh, nuk i pashë as me fytyra kush ishin. Edhe po t’i njihja nuk i pashë në fytyrë. Thjesht ika direkt.
Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.