
DOSJA E SPAK / “Fol për shokët e Plusit”, vilë nga Samir Mane, Meta dhe Kryemadhi vunë Piro Xhixhon në shërbimin e tij
Monika Kryemadhi deklaroi sot para godinës së GJKKO-së se biznesmeni Samir Mane kishte vlerë shtëpinë e saj kundrejt 300 mijë eurove duke e nxjerrë këtë si detaj që justifikon lëvizjet financiare në llogaritë financiare të familjes Meta-Kryemadhi.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të njoftimit të mëparshëm të GJKKO-së se biznesmeni Samir Mane kishte kërkuar ndryshimin e një ligji në vitin 2014 nga Kryemadhi dhe Meta dhe kundrejt këtij shërbimi u kishte dhuruar atyre një vilë.
SPAK e ka hetuar dhe arrestuar Metën për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore”, por çuditërisht, edhe pse thotë se e ka faktuar raportin Mane-Meta-Kryemadhi, nuk ka ndërmarrë hapa për hetimin e biznesmenit Samir Mane nën akuzën e “korrupsionit aktiv”.
Ndërkohë, në dosjen që ka parë Gazeta Korrieri duket se çifti Meta-Kryemadhi kanë qenë në një kontakt të vazhdueshëm me biznesmenin Samir Mane, i cili më herët ka patur aksione te kompania celulare “Plus”.
Siç konfirmohet edhe në dosje, Kryemadhi dhe Meta kanë vënë në shërbim të Manes, AKEP-in dhe Piro Xhixhon, i cili e takon dhe komunikon me Manen vetëm pasi ka marrë udhëzimet nga Meta dhe Kryemadhi.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Piro Xhixho i raporton Monika Kryemadhit për çdo takim që ai ka bërë me Samir Manen, sipas rekomandimit të saj, dhe i merr leje a duhet ta takojë këtë person kur Samiri kërkon takim, i shkruan për mesazhet që i dërgojnë grupet e interesit, i raporton për takimet që bën dhe kërkesat që i vinë nga Ministria Harito, i kërkon takim për diskutimin e strukturës së AKEP dhe i raporton për vendet bosh në administratën e AKEP.
Piro Xhixho gjithashtu e informon Monikën për telefonatat që i bën “sheft”, lidhur me emërimet dhe lëvizjet e stafit që s’përhets për një punonjëse “nuk e kemi që kẽqf”, për takimin që do të bëjë me ministren Harito dhe ministrin Ahmetaj lidhur me licencën e AMC-së dhe fare është diskutuar në takime. Piro Xhixho është thirrur nga Ilir Meta të cilin e quan “sheft” i cili i ka lënë detyra lidhur me “shokët e Plüsit”, gjithashtu është telefonuar nga “shefi” lidhur me problemin e Samirit dhe i kërkon Monikës që ta sarojë “shefin” që e kanë vendosur ta bisedojnë se bashku. /Korrieri