
Një i moshuar është përplasur nga një automjet në Lushnje mbrëmjen e 9 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës.
I moshuari ishte duke ecur në këmbë në drejtim të Lushnjës. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Lushnjës dhe grupi hetimor po dokumenton ngjarjen teksa ka nisur kërkimet për mjetin që shkaktoi aksidentin.
