
Dy ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi 24 persona në kuadër të operacionit “Tempulli 4”. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua drogë LCD, kokainë dhe kanabis. Në mes të arrestuarve është edhe Armand Haderllari, i cili ka qenë konkurrent në “Big Brother 3”. Haderllari menaxhonte një lokal në zonën e ish-Bllokut, por edhe shpërndante kokainë. Ai kishte si klientë VIP-a të njohur dhe persona të tjerë që frekuentonin jetën e natës.
Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë: Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.