
Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri Agron Tufa, banues në Nikël. 52-vjeçari u kap në Bari të Italisë në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Agron Tufa në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël të Krujës shtetasin Kejsi Hysa dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.