
Njesia Fast ka kryer nje aksion mbrëmë në Vlorë në një nga hotelet luksoze në Lungo Mare. Burimet thonë se aksioni kishte për qëllim kapjen e dy personave të shumëkërkuar.
Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në të gjitha ambjentet e hotelit, të cilin e ka mbajtur të rrethuar deri ne orët e para të mëngjesit. Deri më tani nuk raportohet nga policia që të ketë patur të arrestuar.