
Motrat Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Të dyja akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e rrezikojnë të dënohen 3-10 vite burg. Antonela dhe Mariela, të dyja personazhe të njohura në rrjetet sociale akuzohen se kanë plagosur me gotë qelqi Klea Prengën, e cila i ka denoncuar publikisht në rrjetet e saj sociale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Pritet që edhe motrat të japin versionin e tyre lidhur me ngjarjen, por deri më tani dyshohet se arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.