
Fitoi miliona euro nga shitja e armëve te ushtria shqiptare, Emiljano Dusha me MSSC nuk pagoi kokërr leku tatim mbi dividentin për 2023, SPAK heton tenderët e armëve
Emiljano Dusha është një ndër biznesmenët që ka fituar shuma kolosale gjatë vitit të shkuar përmes dy kontratave të majme të shitje së armëve për ushtrinë, por siç mëson Gazeta Korrieri, rezulton se ai nuk ka paguar asnjë cent tatim mbi dividentin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për këto të ardhura të majme.
Gazeta mëson referuar bilanceve të dorëzuara të kompanisë Military System Suplly Company (MSSC) të Dushës se fitimi i pastër llogaritet në rreth 698 milion lekë të reja (~7 milion euro), ndërkohë që rezulton se biznesmeni nuk e ka ndarë dividentin siç bëjnë normalisht pronarët e kompanivenë fund të vitit financiar, por e ka futur shumën e fituar si kapital të kompanisë.

Kështu, siç rezulton edhe nga dokumenti i siguruar nga Gazeta Korrieri, Dusha ka zgjeruar kapitalin e kompanisë nga 330 milionë lekë, në 1 miliard lekë. Ky zgjerim kapitałi ndodh pikërisht në vitin më të mirë financiar të kompanisë!!
Ky është një kapital tmerrësisht i madh për kompanitë e shqiptare edhe nëse kanë të ardhurat e MSSC në pronësi të Dushës.
Për shembull, Kastrati Group e njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Shefqet Kastrati, ka një kapital themeltar prej 141 milion lekë, ose rreth 7 herë më të vogël se MSSC e Emiljano Dushës.
Për referencë, në vitin 2022 Dusha fitoi 112 milionë lekë dhe e ndau dividentin duke e marrë të gjithin si fitim.

Pse Emiljano Dusha nuk paguan tatim fitimin ?
Akrobacitë me shmangien e taksave dhe detyrimeve tatimore nga biznesmenët pranë ministrave të caktuar të qeverisë janë të njohura, por kjo bëhet përherë me leje nga LART! Kush ia ka dhënë lejen Dushës?
Është bërë e udhës që biznese të caktuara, pranë qeverisë të shmangin taksat. Megjithatë kompania MSSC e biznesmenit Emiljano Dusha mund të zgjedhë të mos e ndajë fitimin e një viti duke e kaluar atë si pjesë të kapitalit të saj.
Edhe pse duket qartë se kemi të bëjmë me një akrobaci për të mos paguar tatim fitimin, ligji nuk e ndalon diçka të tillë, të paktën për momentin edhe pse edhe punonjësi më pa eksperiencë i tatimeve i kupton qartë arsyet e veprimit në fjalë.

Problemi nis në momentin kur kjo bëhet pjesë e një skeme mafioze për të mos paguar taksat dhe SPAK duhet të ndërhyjë për të shmangur evazionin fiskal galopant që bëhet nën hundën e tatimeve dhe nën bekimin e qeveritarëve të caktuar ndaj biznesmëneve që kanë shërbyer si blerës votash për Rilindjen.
Sipas një përllogaritjeve të thjeshtë, Dushaj duhej të paguante rreth 1 milion euro tatim fitim në arkën e shtetit pas dy kontratave të majme të armëve nëse nuk do të bënte akrobacinë në fjalë.

Emiljano Dusha është paditur në SPAK nga Belind Këlliçi pas zgjedhjeve të vitit 2021 blerje votash në shërbim të Rilindjes, ndërsa rezulton si biznesmeni që ka rrahur Mero Bazen në Gjirokastër. Dushaj rezulton edhe si personi që ka fituar njërin prej tenderëve për blerjen e gazit lotsjellës në shërbim të ministrit Aleksandër Lleshaj, me të cilin shpërndau qytetarët që protestuan kundër qeverisë në vitet 2020-2021.
Tenderët e armëve, hetimi i SPAK
Gjatë fillimit të vjeshtës së vitit të kaluar, SPAK sekuestroi disa celularë të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Mes hetimeve, siç është raportuar edhe në media, janë edhe ato për tenderët e armëve dhe uniformave të fituara kryesisht nga kompania MSSC e Emiljano Dushës dhe Marsi & Al e Petrit Kasapit.
Diusha dhe Kasapi rezultojnë si personat që kanë fituar pjesën e luanit të tenderave të policisë dhe ushtrisë. Sëfundmi Dusha mori edhe tendering e pistoletave, duke luajtur një lojë “treshe” me dy kompani të tjera.