
Një 24-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në Kukës. Ngjarjamësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në në një lokal në fshatin Breg-Lumë, rreth orës 17:00. Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe S. S., 40 vjeç, ka marrë thikën dhe ka qëlluar tre persona, V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e V. P., të riun me inicialet A. P., 24 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital. Në pranga janë vënë pesë persona që akuzohen se nuk e kanë kallëzuar krimin dhe kanë ndihmuar autorin të fshihet. 40-vjeçari është në kërkim. Të plagosurit po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.
Njoftimi i policisë Kukës:
Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas. Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;