
Detaje të reja janë mësuar lidhur me viktimën dhe autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar në Dhërmi. Viktima, recepsionist i një hoteli, por edhe autori janë të dy me precedentë penalë. Në vitin 2012, viktima, Eraldo Nevruzi është arrestuar pasi është kapur me kanabis tek sheshi “Nënë Teresa” në Tiranë.
Ndërsa autori Gerald Shehu, më 21 qershor 2022, u shpall në kërkim si pronari i një lokali në Dhërmi. Kjo pasi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.
Edhe asokohe, ai ishte shpallur në kërkim. Veçse 2 vite më parë ishte në kërkim për ndërtim pa leje, e tani për vrasje. Dyshimet e Policisë janë se 43-vjeçari është larguar drejt Greqisë.