
Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës.
Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen. Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një pasqyrim më të saktë të gjëndjes së tij shëndetësore.
Kujtojmë se Mëngjesi, i cili aktualisht është avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, u sulmua nga tre persona mëngjesin e sotëm pasi la djalin në kopëësht.
Mëngjesi u qëllua me dorezë hekuri në pjesën e kokës, çka dyshohet se i ka shkaktuar hematoma. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Raportohet se një prej autorëve është arritur të identifikohet.