
Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ku u qëllua me thikë në gjoks, 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Mësohet se në makinë me viktimën, në momentin kur ka ndodhur vrasja, ka qenë dhe një vajzë që dyshohet se është bërë shkak për konfliktin me pasoja fatale.
Vajza, së bashku me shokim e viktimës, janë marrë në pyetje nga policia, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër, pas vrasjes, Policia arrestoi 4 autorët e dyshuar, njëri prej tyre 20 vjeç, Frensis Shehu, dhe 3 të tjerët të mitur.
Mësohet se vajza që është bërë shkak për sherrin, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin.
NJOFTIMI I POLICISË
NJOFTIMI I POLICISË:
Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:
Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.